Autori i Monumentit të Pavarësisë i indinjuar për ndryshimin e veprës

4 Prill 2022 | 17:20

Krijuesi i monumentit të pavarësisë Mumtaz Dhrami: Nëse do e shihnin kolegët e mi projektin e ri, do skandalizoheshin

Një nga autorët e Monumentit të Pavarësisë, Mumtaz Dhrami, është shprehur kundër rikonceptimit të veprës që ndodhet në qytetin e Vlorës.

Sipas skulptorit, projekti i ri nuk përcjell asnjë emocion për spektatorin.

“Monumenti gjithnjë mendohet me pjesën arkitektonike, duke i hequr këtë pjesë dhe duke ndryshuar raportin mes spektatorit dhe monumentit, duke i hequr bazamentin ku njerëzit hipnin përmes shkallëve”, shprehet Dhrami.

Monumenti i Pavarësisë i ndërtuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri në Vlorë në vitin 1972 dhe i mbuluar me bronz, është i lartë 17 metra.

Në qendër të grupit skulpturor është figura e Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar.

Sipas Dhramit, si i vetmi autor që jeton ende, atij nuk i është marrë asnjë mendim për ndryshimin e bërë.

“Kristaqi, Shabani dhe Koçua kanë vdekur, vetëm unë jam gjallë por nuk më ka pyetur njeri për ndryshimin e monumentit të pavarësisë. Jam kundër kësaj vendosje që kanë menduar, humb çdo lloj marrëdhënie e monumentit me spektatorin”, thotë skulptori.

“Monumenti tani, duket sikur është bërë një skulpturë  dekorative e ndonjë shtojzavalle, dhe nuk ka asnjë linjë që lidhet me monumentin e nuk krijohet ai emocioni i veçantë. Muri prej betoni nuk ka të bëjë fare me frymën e monumentit. Nëse kolegët do e shihnin do skandalizoheshin”, përfundon Dhrami.

Në rrëfimin e tij artisti Dhrami, kujtoi dhe momentin kur u hodhën idetë e para për krijimin e monumentit të pavarësisë, ku veçoi bashkëpunimin me kolegët Kristaq Rama, Shaban Haderi, e Koço Çomi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022