Rritje infektimesh në Kinë pavarësisht masave të marra
Që prej marsit të këtij viti, Kina po përballet me “betejën” më të ashpër kundër valës së koronavirusit, me Shangain që ka edhe “barrën” më të madhe.
Në 24 orët e fundit, Kina regjistroi më shumë se 20,000 raste të reja me Covid-19, por edhe pse shifra është më e ulët se në vendet e tjera, përsëri mbetet dramatike.
Autoritetet kanë marrë masa të ashpra për të reduktuar në maksimum rastet e reja, duke vendosur qytetet në karantinë, shtimin e kontrollit në kufi si dhe kryerjen e sa më shumë testeve.
Sipas “National Hurricane Center”, 78% e popullsisë prej 1.4 miliardë banorësh është vaksinuar. Megjithatë, situata mbetet kritike, pasi po qarkullojnë dhe dy variante të Omicron, BA.1.1 dhe BA.2.
Autoritetet kineze po punojnë për të arritur “zero-Covid”, pra zhdukjen e virusit, por mbetet për t’u parë nëse masat do të jenë efektive.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë