Baleti bashkon Ukrainën dhe Rusinë, shfaqja në Napoli të Italisë

6 Prill 2022 | 12:23

Nga era e luftës në ritmin e kërcimit. Balerinët nga Ukraina, Rusia e të tjera shtete vallëzuan së bashku në Teatrin San Carlo në Napoli, në një natë gala në solidaritet me popullin e Ukrainës.

Vallëzimet u udhëhoqën nga prima ballerina ruse Olga Smirnova e cila në shenjë proteste kundër luftës u largua nga Teatri Boloshoi në Moskë, e po ashtu nga prima ballerina ukrinase Anastasia Gurskaya, e cila është larguar nga Kievi.  Ato dëshironin të jepnin mesazh paqeje dhe shprese.

“Mendoj se është e rëndësishme  që në këtë situatë, në këtë kohë, të jemi bashkë në skenë, të bëjmë një gjë të vogël, gjënë më të vogël që mund të bëjmë për Ukrainën. Mendoj se ky është qëllimi kryesor për të gjithë ne”, u shpreh Olga Smirnova.

“Unë mendoj se të gjithë njerëzit duhet të ndihmojnë Ukrainën tani dhe jam vërtet e nderuar që mund ta bëj.Është vërtet e rëndësishme për mua”, tha balerina tjetër, Anastasia Gurskaya.

Biletat për Mbrëmjen Gala u shitën brenda pak ditësh, por u ndesh gjithashtu me protesta nga konsullata dhe komuniteti ukrainas në Napoli, duke dënuar praninë e rusëve që kërcenin përkrah ukrainasve. Nuk është e lehtë të dërgosh mesazhe paqeje në vazhdën e lajmeve dhe imazheve të krimeve të supozuara të luftës ruse kundër civilëve ukrainas.

“Kur u mblodhën për të filluar provat, ukrainasit dhe rusët u përqafuan me njëri-tjetrin me një forcë të madh. Nuk kishte asnjë gëzim në atë takim. Kishte gravitacion, sepse disa prej tyre kanë prindër në Rusi që janë kundër vendimit të tyre për t’u larguar nga vendi”, tha  Stéphane Lissner, drejtor Artistik i Teatrit San Carlo

Grumbullimi i fondeve është ajo që popullit ukrainas i nevojitet tani, por ata gjithashtu do të kenë nevojë për paqe dhe shpresë në të ardhmen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026