Ambasada e SHBA-së mohon negociatat me Berishën

6 Prill 2022 | 18:28

Ish-kryeministri Berisha nuk tregoi emrin e personit që sipas tij është dërguar nga ambasada amerikane për të negociuar për kryetarin e Partisë Demokratike.

Euronews Albania kontaktoi me ambasadën amerikane dhe një gjë e tillë iu mohua.

“Pozicioni i SHBA në lidhje me shpalljet për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe ato nuk janë të negociueshme”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga ambasada amerikane.

Ndërkohë, Berisha deklaroi të mërkurën se pavarësisht se ambasadorja Yuri Kim ka folur me Enkelejd Alibeajn dhe e ka cilësuar atë si kryetarin e komanduar të PD-së, askush nuk ka tagrin për të vendosur për kreun e partisë, përveç anëtarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026