SPAK arreston 17 policë për korrupsion në doganën e Morinës

8 Prill 2022 | 12:19

17 punonjës të policisë kufitare në pikën e kalimit në Morinë janë arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit.

Arrestimet vijnë pas operacionit të përbashkët të policisë së Kosovës dhe SPAK, mbi bazën e një hetimi 1-vjeçar mbi dyshimet për shpërdorim detyre të zyrtarëve në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

SPAK njofton se është vendosur masa e sigurisë për 34 punonjës të doganës së Morinës, nga të cilët 32 punonjës policie; 17 janë lënë në burg, 14 në arrest shtëpie dhe për 3 punonjës policie është vendosur pezullimi nga detyra.

“Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas”, njofton SPAK.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026