Protestë para SPAK për Teatrin, Budina-prokurorëve: Bëhuni të parët që jepni shkëndijën e shpresës

21 Maj 2020 | 09:49

Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e zhvendosën sot protestën e tyre para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion teksa kërkuan që të ndërpriten punimet tek teatri deri në përfundim të hetimeve.  

Përveç dy kallëzimeve të bëra më herët për prishjen Teatrit Kombëtar, ata paralajmëruan se në ditet ëe vijim do të depozitojnë kallëzime të tjera për kryetarin e bashkisë, ministrin e brendshëm, ministren dhe ish-ministren e Kulturës.

Në fjalën e tij para mediave, regjisori Robert Budina i bëri thirrje prokurorëve të SPAK që të veprojnë shpejt me hetimet për shembjen e godinës së teatrit, duke u bërë të parët siç tha, të parët që të japin shkëndijën e shpresës tek njerëzi.

“Bëhuni ju të parët që jepni shkëndijën e shpresës që njerëzit të fillojnë të lëvizin në të gjitha drejtimet dhe të kontribuojnë për drejtësinë. Nëse ju fshihni kriminelët, më vjen keq, por do ketë një përgjigje mbarëpopullore.

Ne do jua themi me mjaft këmbëngulje që jemi të vendosur ta çojmë deri në fund betejën tonë pa kompromise, sepse e kemi provuar në kurriz. Nuk kemi ndërmend as të bëjmë ndonjë forcë politike, as të përfitojmë. Duam të fusim strukturën shoqërore në funksion, që të fillojnë të ndryshojnë gjërat në Shqipëri”, tha z. Budina.

Kjo është protesta e tretë që organizon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që pas shembjes së tij, ndërkohë që pas protestës së zhvilluar dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët kanë firmosur një peticion, ku kërkohet rindërtimi i godinës së Teatrit Kombëtar në vendin ku ishte dhe siç ishte.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb me vendim të Bashkisë së Tiranës në orët e para të 17 majit, pavarësisht rezistencës së artistëve dhe një grupi qytetarësh. Gjatë protestës atë ditë, policia shoqëroi me dhjetëra pjesëmarrës.

Mund të lexoni gjithashtu:

Përfundon protesta për teatrin, Basha dhe Kryemadhi firmosin peticionin

Erion Veliaj: Teatrin e ndërtojmë me kredi, s’do preket asnjë cm e truallit

Mazniku: Të hapur për ta diskutuar projektin, por jo rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026