Ulen me 50% aksionet e 4 kompanive më të mëdha të kanabisit në botë
Shqipëria po shkon drejt legalizimit të kanabis për qëllime mjekësore, por aksionet e kompanive që investojnë në këtë fushë kanë rënë
Stoqet e kompanisë Trulieve, e cila ka kapitalin më të madh në këtë treg prej 4.9 miliardë USD janë zhvlerësuar me 53% vitin e fundit.
Po aq janë zhvlerësuar dhe ato të firmës Curaleaf. GreenThumb dhe Tilray kanë një ulje prej 35% dhe 67%.
Pavarësisht zhvlerësimit të aksioneve, shitja e kanabisit në rang global është rritur nga 23.7 miliardë USD në 2020-n në 29.4 miliardë USD në fund të vitit të shkuar.
Të dhënat e agjencive që vlerësojnë këto tregje tregojnë se peshën më të madhe të shitjeve në tregun e ligjshëm e ka kanabis për përdorim personal.
Çmimi mesatar i një grami të lules së kanabis që përdoret për qëllime mjekësore arriti në 9 USD vitin e shkuar.
Tendencat e shitjes së kanabis të legalizuar vlerësohen të kapin një treg prej 36 miliardë USD këtë vit, për të arritur në 50 miliardë USD në 2025-n.
Pavarësisht kësaj, agjencitë ligjzbatuese vlerësojnë se tregu informal i shitjes së kësaj bime është 13 herë më i madh duke zënë një volum prej 400 miliardë USD.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: Legalizimi i kanabisit, akt antikombëtar i Edi Ramës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta