Shfaqja ‘Big Brother Vip’, premierë në Teatrin Migjeni

9 Prill 2022 | 12:16

Estrada e Shkodrës është rikthyer në skenë me komedinë “Big Brother Vip Shkodra”.

Premiera e kësaj shfaqje do të vihet në skenë në Teatrin Migjeni, me regji të Ismet Drishtit.

Me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe një grup prej 8 aktorësh të rinj, estrada e Shkodrës është frymëzuar për të vazhduar performancat.

Në fund të komedisë ka një surprizë dedikuar mjeshtrit të humorit Besnik Çinarit në 68-vjetorin e lindjes.

Për regjisorin dhe aktorët, suksesi i kësaj komedie ishte shpërblimi më i mirë pas shumë ditësh punë.

Për të paktën 5 ditët në vijim, biletat janë të gjitha të shitura ndërsa vijon të ketë kërkesa nga publiku shkodran.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026