BE: Herët për të menduar dozën e katërt të vaksinës anti-COVID

Vaksinë kundër COVID, CREDITS: REUTERS
10 Prill 2022 | 17:50

Një dozë e katërt e vaksinës anti-COVID nuk duhet marrë ende në konsideratë.

Ky është konkluzioni i zyrtarëve evropianë të shëndetësisë, të cilët e rekomandojnë dozën e katërt për personat mbi 80 vjeç.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) thanë se kishin shqyrtuar të dhënat për një dozë të katërt të vaksinave COVID-19 të dorëzuara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna Inc.

Ato përfshinin të dhëna nga Izraeli, ku hulumtimi ka treguar se një përforcues i katërt ofron mbrojtje në sasi jo shumë të madhe.

E gjithë kjo sidoqoftë, bie në kontraditë me udhëzimin e lëshuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), e cila vendosi javën e kaluar që amerikanët 50 vjeç e lart mund të marrin një përforcues të katërt për COVID-19 nëse kanë kaluar të paktën katër muaj nga vaksinimi i tyre i fundit.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më vonë rekomanduan vaksinën shtesë si një opsion, por nuk e bënë atë emergjente.

Rekomandimet evropiane vijnë pasi vende të shumta në të gjithë kontinentin kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet e tyre për COVID-19 dhe po luftojnë ndërkohë me një rritje të infektimeve nxitur nga nënvarianti jashtëzakonisht ngjitës i omicron BA.2.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026