“Autobusi rrangall i pasioneve të çmendura”, drama me në qendër gruan

10 Prill 2022 | 22:25

“Autobusi rrangall i pasioneve të çmendura” është drama e vënë në skenën e teatrit “Petro Marko”.

Drama e Tenezi Uilliams e shqipëruar dhe e sjellë nga regjisori Besnik Aliaj ka në qendër gruan në të gjitha dimensionet e veta, në bukurinë, brishtësinë, por edhe përdhosjen, paragjykimin i cili ende sot vijon të jetë prezent në shoqërinë tonë.

“Mbart mesazh sepse femra gjithë jetën ka qenë viktimë e paragjykimeve. Për këtë tërheqim vëmendjen që të kemi kujdes sepse femra është burimi i jetës, burimi i dashurisë,” – u shpreh regjisori Besnik Aliaj.

Blanç, Stela, Stenli, Mik dhe doktori janë personazhet  e luajtura me mjeshtëri nga aktorë te talentuar.

“Uroj të kem kapur pak nga ky rol sepse është luajtur nga aktore dhe aktorë shumë të mëdhenj dhe uroj të ketë shkuar mesazhi te spektatori vlonjat,” – tha aktorja Loredana Gjeçi.

“Të luash një kryevepër të Tenezi Uilliams sigurisht është një sfidë. Kam pasur një suport të shkëlqyer nga partnerja ime, Loredana Gjeçi dhe ndihem i plotësuar në këtë personazh,” – u shpreh aktori Roland Minga.

“Autobusi rrangall i pasioneve të çmendura” do të shfaqet sërish këtë të diel për publikun vlonjat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026