Qëndisje dhe histori, Memaj sjell ekspozitën unike me epitafin e Gllavenicës
Krejt ndryshe nga ekspozitat e tjera të paraqitura në Tiranë, artistja e re Egla Memaj, sjell një stil ndryshe, tablo me figura të krijuara në qëndisje.
Jo vetëm kaq por ajo zgjedh të risjellë në vëmendje trashëgiminë kulturore. Si subjekt ka zgjedhur epitafin e Gllavenicës një nga veprat më të rëndësishme të kohës mesjetare dhe një nga më të rrallat që gjenden në Ballkan.
Të gjitha elementet e epitafit, Egla i ka zbërthyer duke i paraqitur në tablo të ndryshme. Krishtin e vdekur, Shën Mërinë, profetët dhe engjëjt vajtues vijnë me ngjyra të ndryshme sipas gjendjes që përçojnë.
“Në këtë ekspozitë nuk ka teknikisht lidhje me epitafin. E vetmja gjë që është marrë janë motivet, figurat dhe linja e vizatimit, pastaj e gjitha ka kaluar në zmadhim dhe krejt mënyra e bërjes është e imja,” – u shpreh Egla.
Për të treguar subjektin e epitafit, artistes i janë dashur tre vite punë.
“Në fillim ishte pak e vështirë sepse ishte një lloj eksperimenti qëndisje plus bojë, e gjitha të kthehej në kanavacë dhe proceset gjatë rrugës edhe mund të dështonin sepse ishte një e re për mua ,” – tregoi artistja.
Kjo nuk është hera e parë, që Egla vjen me një ekspozita të tilla që “ringjallin” traditën e qëndisjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta