1,5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, njofton Banka Botërore

12 Prill 2022 | 14:41

Banka Botërore po përgatit një paketë financiare prej 1,5 miliardë dollarësh në ndihmë të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur Presidenti i këtij institucioni, David Malpass. Ai tha se kjo mbështetje ndaj Ukrainës, vjen si pasojë e shkatërrimeve që ka sjellë konflikti me Rusinë, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Pjesa më e madhe e kësaj pakete financiare do të shkojë për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësore, pensioneve dhe për programet sociale.

Muajin e kaluar, Banka Botërore aprovoi 923 milion dollarë ndihma për Ukrainën.

Lufta me Rusinë i ka shkaktuar një numër të madh viktimash dhe dëmesh financiare Ukrainës. Sipas një raporti të fundit të OKB-së, mbi 4.5 milionë persona janë larguar nga territori ukrainas që prej fillimit të luftës më 24 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026