Lorela Cubaj, e para shqiptare që luan në Woman NBA
Lorela Cubaj do jetë pjesë e kampionatit të basketbollit Woman National Basketball Association (WNBA), duke u bërë kështu gruaja e parë shqiptare që luan në këtë kampionat.
Ylli i basketbollit të grave në Georgia Tech për sezonet e fundit, u zgjodh në Draftin e WNBA-së të hënën, duke u bërë lojtarja e parë e Georgia Tech-ut që zgjidhet që kur Tiauna Marshalli u zgjodh në raundin e dytë në 2014-tën.
Gjithashtu, Cubaj është lojtarja e nëntë e përzgjedhur në draftin e WNBA-së nga Georgia Tech. Ajo është një nga lojtaret që ka marrë më shumë trofe në historinë e Georgia Tech.
Cubaj u përzgjodh nga New York Liberty.
“Ajo lulëzoi duke rrëzuar tabelat në fundin e mbrojtjes, duke mbajtur mesataren e kërcimeve të dyta më të mira mbrojtëse për lojë në vend, me 9.1 sezonin e kaluar”, shkroi New York Liberty.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar