Trump viziton fabrikën e “Ford”, presidenti shpërfill masat e sigurisë

22 Maj 2020 | 10:10

Presidenti amerikan Donald Trump udhëtoi në Miçigan, një nga shtetet kyçe të betejës elektorale, për të vizituar impiantin e kompanisë prestigjoze të automjeteve “Ford Motor”.

Trump, i cili më herët pati një përplasje me guvernatoren demokrate të Miçiganit, zgjodhi të mos mbante veshur maskën mbrojtëse kur u shfaq para gazetarëve dhe fotografëve që udhëtonin me të.

Trump vizitoi impiantin e “Ford” pasi kompania ka marrë përsipër të prodhojë aparate frymëmarrjeje dhe pajisje mbrojtëse nga koronavirusi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë vazhdimisht ka shpërfillur udhëzimet e qendrave amerikane për kontrollin e sëmundjeve që u bënin thirrje qytetarëve që të veshin maska për të frenuar epideminë e virusit.

I rrethuar nga drejtuesit e kompanisë “Ford”, ai u shpreh se e kishte mbajtur një të tillë jashtë shikimit të kamerave.

“E kisha veshur, e kisha veshur qëparë në pjesën e mbrapme, por nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë. Por tani nuk po e mbaj. Megjithatë mbajta pajisje të tjera, ja ku i kam…”, deklaroi me ironi Trump.

Më tej, ndonëse me ngurrim, Trump shtoi se së shpejti do të rifillojë mitingjet elektorale, ndoshta në Florida dhe Xhorxhia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026