Holanda sekuestron mbi 20 jahte të oligarkëve rusë

12 Prill 2022 | 22:43

Qeveria holandeze tha të martën se gjithsej 20 jahte me pronësi ruse tani nuk mund të largohen nga Holanda pasi zyrtarët doganorë sekuestruan 6 të tjerë si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë, raporton CNN.

Derisa autoritetet të hetojnë pronësinë e jahteve, ato nuk lejohet të dorëzohen, transferohen ose eksportohen, tha Ministria holandeze e Financave në një deklaratë.

Si pjesë e hetimeve të tyre, doganat holandeze konfirmuan se ‘dy jahte janë gjetur të lidhur me një person në listën e sanksioneve të BE’.

20 jahtet e sekuestruar variojnë nga 8.5 metra deri në 120 metra në gjatësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026