Shembja e urës “Morandi”, dorëhiqet me 13 muaj vonesë shefi ekzekutiv i “Atlantia”
Shefi ekzekutiv i “Atlantia SpA”, Giovanni Castellucci, ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues i firmës së infrastrukturës nën pronësinë e familjes Benetton, 13 muaj pas shembjes fatale të urës “Morandi” në Gjenovë të Italisë, për të cilën është nisur edhe një hetim mbi praktikat e kontrollit dhe mirëmbajtjes.
Castellucci, që udhëhoqi transformimin e “Atlantia” në operatorin më të madh të rrugëve në botë, do të zëvendësohet përkohësisht nga një komitet ekzekutiv, në përbërjen e të cilit do të jetë edhe drejtuesi më i lartë Fabio Cerchiai. Megjithatë, shefi në largim do të përfitojë 13.1 milionë euro pagesa për ndërprerjen e kontratës.
Aktualisht 60 vjeç, Castellucci u bë pjesë e kompanisë në vitin 2001 në rolin e menaxherit të përgjithshëm, teksa asokohe kompania ishte thjesht një operator italian autostradash. Më pas u emërua shef ekzekutiv në vitin 2006, ndërsa sot “Atlantia” drejton autostrada në tri kontinente dhe menaxhon aeroporte në Itali dhe në Francë. Castellucci do të pasohet si menaxher i përgjithshëm nga veterani i kompanisë, Giancarlo Guenzi.
Largimi i tij vjen pak kohë pasi “Benettons’ Edizione Srl”, që kontrollon “Atlantia”, kërkoi riformatim të personelit drejtues në vazhdën e disa gjetjeve të reja në hetimin mbi shembjen e urës “Morandi”, vitin e kaluar. Plot 43 persona humbën jetën në atë incident fatal, mes të cilëve edhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa qindra të tjerë humbën shtëpitë e tyre.
“Shembja e urës ishte një tragjedi njerëzore, por analizat teknike nuk e kanë zbuluar ende shkakun e saj”, tha Castellucci në një intervistë të së mërkurës për “Corriere della Sera”. Sipas tij, inspektimet dhe mbikëqyrjet ishin kryer në mënyrë rutinë ndaj strukturës në fjalë, duke mos gjetur asnjë problem sigurie.

Si “Atlantia”, ashtu edhe shefi i saj ekzekutiv kanë qenë nën presion dhe kritika prej aksidentit, teksa politikanë të shumtë, veçanërisht nga lëvizja antiestablishment “5 Yjet”, kanë bërë thirrje të rishikohen koncesionet dhe menaxherët të dorëhiqeshin. “5 Yjet” e Luigi di Maios, pjesë e koalicionit që u shpërbë gjatë verës, u rikthyen në pushtet në qeverinë e re të kryeministrit Giuseppe Conte, që ka pranuar të rishikojë koncesionet.
Sektori i krimit ekonomiko-financiar arrestoi 9 persona dhe sekuestroi disa dokumente, si pjesë e përshkallëzimit të hetimeve ndaj rrjetit të autostradave të “Atlantia”, pas shembjes së ndodhur në gusht të vitit 2018. Familja “Benetton” shprehu zhgënjim për gjetjet e reja dhe u zotua të vepronte. Kjo ishte edhe pika e kthesës për Castelluccin, i cili u kishte rezistuar thirrjeve nga “5 Yjet” për t’u dorëhequr.
Nën drejtimin e tij, “Atlantia” bleu rivalët spanjollë “Abertis SA” dhe u bë aksioneri kryesor në “Getlink SE” (pronare e operatorit Eurotunnel në kanalin e La Manshit mes Francës dhe Anglisë). Gjithashtu, ajo mori edhe aeroportin e Nicës në Francë. Shefi ekzekutiv, edhe pse nën hetim për rastin “Morandi”, u rikonfirmua në detyrë në muajin prill, kryesisht për shkak se themeluesi i “Edizione Srl”, Gilberto Benetton i kishte kërkuar të qëndronte në post. Por, pas vdekjes së këtij të fundit, gjërat ndryshuan.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset