Macron heziton t’i quajë gjenocid sulmet ruse në Ukrainë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar të përshkruajë veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid” në një intervistë televizive.
I pyetur nëse ai, ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha se ishte shumë i kujdesshëm në përdorimin e termave, duke shtuar se po jetojnë krime lufte që janë të paprecedente.
“Unë do të isha i kujdesshëm me termat e tilla ditët e sotme sepse popujt rusë dhe ukrainas janë vëllezër. Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze. Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte”, tha Macron.
Presidenti francez, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e luftës.
“Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale, ku tashmë është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë ata që janë përgjegjës”, tha Macron.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 12:28 PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)