Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit

27 Korrik 2026 | 12:06

Ka përfunduar protesta qytetare e zhvilluar ditën e sotme përpara godinës së Kuvendit, një tubim ky i njoftuar vetëm një ditë më parë nga organizatorët. Protesta nisi rreth orës 10:00, duke përkuar me nisjen e seancës plenare në Parlament.

Gjatë orëve të zhvillimit të saj, situata është shoqëruar me tensione dhe incidente mes forcave të policisë dhe protestuesve. Përpjekjet e efektivëve për të mbajtur në kontroll turmën kanë çuar në përplasje, ku si pasojë policia ka kryer edhe disa shoqërime të pjesëmarrësve.

Menjëherë pas përfundimit të protestës para Parlamentit, një grup i konsiderueshëm protestuesish ka marshuar drejt Komisariatit Nr. 1. Sipas informacioneve paraprake, ky marshim erdhi si reagim ndaj shoqërimeve, pasi dyshohet se qytetarët e ndaluar gjatë përplasjeve të mëngjesit po mbahen pikërisht në ambientet e këtij komisariati.

Në mbyllje të tubimit të mëngjesit, organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve të riagjenerojnë forcat dhe të mblidhen sërish sot në orën 19:00.

Kjo protestë shënon sot ditën e saj të 58-të, duke vijuar qëndresën me kërkesat e tyre, në krye të të cilave janë dorëheqja e Edi Ramës dhe ndryshimi i kabinetit qeveritar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026