Arben Ristani tregon procesin si do të zgjidhet kryetari i ri i PD-së
Arben Ristani u shpreh se kushdo mund të kandidojë për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike dhe i vetmi mekanizëm demokratik që do të zgjedhë të duhurin është vota.
Pyetur nga Jonida Shehu në “SOT”, nëse ka shance që dikush të fitojë përballë Berishës, Ristani tha se Alibeaj është i nderuar dhe mund të fitojë.
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së shpjegoi dhe procesin se si do të zgjidhet kryetari i ri i PD-së.
“Do të votohet së pari për delegatët e Kuvendit. Do të mblidhet Kuvendi. Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë dhe kryesia me Këshillin Kombëtar do të caktojnë datën për zgjedhjet e kryetarit të partisë,” – sqaroi Ristani.
AI tregoi se zgjedhja do të bëhet me një anëtar, një votë dhe të gjithë demokratët janë thirrur masivisht për këtë zgjedhje të rëndësishme.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta