191 prokurorë dhe gjyqtarë u shkarkuan nga vetingu në 4 vite

15 Prill 2022 | 15:26

513 vendime ka dhënë shkalla e parë e vetingut për gjyqtarë dhe prokurorë në 4 vite.

199 prokurorë dhe gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë, ndërsa 191 janë shkarkuar nga detyra.

Por të tjerë gjyqtarë e prokurorë janë larguar vetë nga sistemi.

78 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen pasi ndaj tyre kishte filluar vetingu.

8 magjistratë zgjodhën të mos i nënshtroheshin procesit dhe dhanë dorëheqjen.

35 gjyqtarë dhe prokurorëve u ka përfunduar procesi për shkak se kanë arritur moshën e pensionit.

Në këtë listë është edhe rasti i gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferrllari për të cilën KPK nuk mori dot vendim.

Ndërsa në 4 vite komisioni ka marrë dy vendimet për pezullim nga detyra të magjistratëve.

Disa javë më parë, mazhoranca bashkë me votat e opozitës, vendosi të zgjasë mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me dy vite.

Në veting pritet të kalojnë edhe 300 subjekte të tjera për t’i dhënë fund këtij procesi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026