‘Rrezikojnë të vdesin urie’, mjeku apel për ndihmë ndaj shqiptarëve në Ukrainë
Mjeku shqiptar Gazi Zeka bëri apel për të ndihmuar komunitetin shqiptar që jeton në Ukrainë, të cilët siç tha rrezikojnë edhe të vdesin urie.
Mjeku Zeka i cili jeton në Poloni ka iniciuar nismën për të furnizuar me ndihma shqiptarët që jetojnë kryesisht në Odesa dhe Zaporozhia bëri thirrje për të gjithë shqiptarët kudo që janë që të bëhen pjesë e kësaj nisme.
Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, ai e cilësoi shumë të rëndë gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë.
“Ju lutem shqiptarë, viheni dorën në zemër për të ndihmuar shqiptarët që janë të izoluar, që rrezikojnë të vdesin pa ushqim. Populli shqiptar duhet të kujdesen, duhet të mblidhen ndihma për popullin shqiptar që janë në situatë shumë të vështirë. Në Zaporozhia shqiptarët janë të rrethua”, apeloi mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet