Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin, falja e namazit u bë nëpër xhami

24 Maj 2020 | 07:06

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit në një situatë aspak të zakontë për shkak të frikës nga COVID-19.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi besimtarët për këtë festë, e cila vjen pas një muaji sakrifice siç është muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Duke vlerësuar situatën mbi përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, KMSH-ja njoftoi se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falej nëpër xhami sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në faqen zyrtare, kreu i Komunitetit Mysliman bën thirrje për dashuri, mirëkuptim, respekt, përkujdesje dhe paqe mes qytetarëve. Ai shton se festa e Fitër Bajramit duhet të shërbejë si reflektim në mbrojtje të vlerave të vërteta të familjes.  

Kryeministri Edi Rama bëri me dije një ditë më parë se nga java e ardhshme do hapet aktiviteti i tempujve fetarë. Ai i uroi besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, ndërsa shtoi se beson fort që hapja e xhamive do të shërbejë si ogur paqeje e mirësish për komunitete fetare dhe për të gjithë Shqipërinë.

“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit”, u shpreh kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026