Trajneri i Bajernit të Mynihut thotë se ka marrë 450 kërcënime me vdekje
Trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman tha se ka marrë 450 kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, pasi skuadra gjermane u eleminua nga Vijareal në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
“E dija që do të merrja kritika, por të marrësh 450 kërcënime me vdekje në Instagram nuk është diçka e lehtë. Ata mund të më vrasin mua, por kanë sulmuar edhe nënën time e cila nuk di asgjë për futbollin”, u shpreh 34-vjeçari.
Bajerni humbi ndeshjen e parë në Spanjë me rezultatin 1-0. Në ndeshjen e kthimit, skuadra gjermane nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 duke u eleminuar, shkruan BBC Sport.
Nagelsman mori drejtimin e Bajernit në verën e vitit 2021, duke zëvendësuar Hansi Flik i cili tashmë drejton kombëtaren gjermane të futbollit.
Bajerni ndodhet në vendin e parë në kampionat dhe Bundesliga mbetet shpresa e vetme e Nagelsmanit për të mos e përfunduar sezonin pa trofe.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West