‘New York Times’ publikon emrat e viktimave nga COVID-19: Asnjëri prej tyre nuk ishte thjesht një numër
Ndërsa numri i viktimave në SHBA nga COVID-19 pritet të shkojë në 100.000, prestigjiozja ‘New York Times’ numrin e saj të publikimit këtë të diel ua kushton të gjithë atyre që nuk arritën të fitojnë betejën me coronavirus.
Në faqen e parë të saj, e përditshmja ka publikuar emrat e të gjitha viktimave, moshën dhe pak informacione për jetën e tyre.
“Vdekjet në SHBA shpejt arrijnë shifrën 100.000, një humbje e pallogaritshme”, – është titulli i madh i të përditshmes.
“Një mijë njerëz përfaqësojnë vetëm 1% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve, por asnjëri prej tyre nuk ishte thjesht një numër”, – shpjegon gazeta në një hyrje të shkurtër.
Këtë javë, 11 shtete amerikane kanë raportuar një numër rekord të rasteve të reja me COVID-19, duke përfshirë Alabama, Arkansas, Minesota, Maryland, Nevada, Utah, Virginia dhe Wisconsin. New York është vendi më i prekur nga pandemia ndërsa izolimi sikundër në shumë shtete të botës ka prekur rëndë ekonominë dhe rikthimi në normalitet duket i vështirë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor