Rama: Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja, Basha uron Bajramin nga xhamia e Parrucës
Politikanë dhe diplomatë kanë përcjellë urimet e tyre për Fitër Bajramit. Drejtuesit e dy selive diplomatike kryesore në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe shefi i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca dhanë urimet e tyre për popullin shqiptar në shqip.
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ambasadorja Kim dha urimin e saj duke thënë: “Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve”.
Ndërsa ambasadori Soreca, në një postim në Twitter, shkroi: “Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto kohë të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe gjithë popullin shqiptar”.
Edhe politikanët shqiptarë bënë paqen e përhershme në festat fetare. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi xhaminë e Parrucës në Shkodër për të dhënë urimin e tij në këtë ditë të shenjtë për komunitetin mysliman.
“Nga zemra iu uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave, Gezuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!” tha kreu i demokratëve.
Kryeministri, Edi Rama ka uruar Kurban Bajramin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u uron shqiptarëve begati. “Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, shkruan Rama.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)