Hapen 9 korridore evakuimi në Ukrainë, përfshirë Mariupolin

16 Prill 2022 | 17:53

Zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se është arritur një marrëveshje për 9 korridore humanitare, ku përfshihet edhe qyteti i Mariupolit.

Vereshchuk tha se pesë nga nëntë korridoret e evakuimit ishin nga rajoni Luhansk i Ukrainës në lindje të vendit, për të cilin zyrtarët lokalë kanë thënë se janë kryer bombardime nga forcat ruse, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Më herët gjatë ditës së sotme, autoritetet ukrainase thanë se bombardimet e kryera nga ushtria ruse gjatë natës, kanë dëmtuar tubacionet e gazit në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk.

Ndërsa, pas lajmit për fundosjen e anijes “Moska”, Rusia premtoi të premten të shtojë sulmet e saj kundër Kievit në përgjigje të atyre që i quan sulme “terroriste” ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026

Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”

Kryeministri britanik Andy Burnham hapi sot një seli të re qeveritare në Manchester, të cilën ai do ta quajë “Nr. 10 Veri”, një referencë për...
14:44 | 24/07/2026