Eliminimi i mbrojtësve të Mariupolit i jep fund negociatave, thotë Zelenski

16 Prill 2022 | 21:58

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në qytetin port jugor të Mariupolit do t’i japë fund bisedimeve me Rusinë, raporton BBC.

Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga bombardimet, Zelensky i tha agjencisë ukrainase të lajmeve Pravda: “Mariupol mund të jetë si 10 Borodyanka. Dua të them se eliminimi i ushtrisë sonë, do t’i japë fund të gjitha negociatave”.

Ai tha se Ukraina nuk do të tregtojë as territorin dhe as njerëzit e saj, duke shtuar: “Sa më shumë vende si Borodyanka të ketë, aq më e vështirë do të jetë”.

Më herët, Ukraina këmbënguli se trupat e saj po qëndronin ende në rrënojat e Mariupolit, me gjithë presionet e Rusisë për t’u dorëzuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026

Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”

Kryeministri britanik Andy Burnham hapi sot një seli të re qeveritare në Manchester, të cilën ai do ta quajë “Nr. 10 Veri”, një referencë për...
14:44 | 24/07/2026