‘Do luftojmë deri në fund’, ukrainasit refuzojnë ultimatumin rus
“Do të luftojmë deri në fund”. Këto janë thirrjet që vijnë nga forcat ukrainase, të cilat po qëndrojnë brenda qytetit të shkatërruar të Mariupol.
Ata kanë refuzuar ultimatumin e Rusisë për “dorëzim ose vdekje”, një vendim që mund të çojë në një sulm të menjëhershëm në këtë enklavë strategjike.
Në fjalimin e tij gjatë natës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për furnizimin me më shumë armë dhe përsëriti se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga territori në lindje për t’i dhënë fund luftës.
“Forcat ruse po shkatërrojnë Mariupolin. Ata duan të fshijnë nga faqja e dheut vende dhe qytete të tjera në rajonet e Donetsk dhe Luhansk. Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar mbrojtjen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët. U jemi mirënjohës atyre që ndihmojnë. Por ata që kanë armë e municione që na duhen dhe po pengojnë ndihmën e tyre, duhet ta dinë se fati i kësaj beteje varet edhe nga ata. Fati i njerëzve që mund të shpëtohen”, u shpreh Zelenski.
Bombardimet ruse vazhduan të dielën mbi Kharkiv duke vrarë të paktën 5 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.
Akte të “terrorit të qëllimshëm” i përshkroi Zelenski, i cili nënvizoi se vetëm në katër ditët e fundit, 18 persona kanë vdekur në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, ku zyrtarët pretendojnë se disa fshatra janë çliruar.
Por, Ukraina tashmë po mendon për rindërtimin e pasluftës. Presidenti ka folur me Fondin Monetar Ndërkombëtar për stabilitetin financiar të vendit.
Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se “mbështetja e vazhdueshme ekonomike nga partnerët e Ukrainës është thelbësore”.
Komisioni Evropian ka njoftuar fonde shtesë humanitare prej 50 milionë euro për të mbështetur ata që janë prekur nga pushtimi rus, duke përfshirë 45 milionë euro për projektet humanitare në Ukrainë dhe 5 milionë euro për Moldavinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht