“Shën Mëria e përlotur”, artisti italian e pikturon si të pastrehë, së bashku me Papën
24 Maj 2020 |
16:55
Në qendrën e qytetit të Milanos janë shfaqur disa piktura të reja murale, ku figura të besimit katolik janë paraqitur si të pastrehë.
Një nga pikturat tregon Shën Marinë e përlotur me Jezusin në krah, duke kërkuar lëmoshë, ndërsa pranë saj është një gotë plastike me disa kartëmonedha dhe me shkrimin “bamirësi”.
Papa shfaqet i shtrirë mbi një shtroje prej kartoni, me çantën e tij të zezë si jastëk dhe pranë tij është gota me të njëjtin mbishkrim.
Punimet i përkasin artistit dhe aktivistit italian Alexandro Palombo, i cili ka nisur një fushatë të re sensibilizimi ndaj varfërisë dhe solidaritetit, në një kohë kur Italia po lehtëson masat kufizuese pas COVID-19. Veçanërisht rajoni i Lombardisë është goditur rëndë nga pandemia.
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet