SHBA i afrohet 100 mijë viktimave nga COVID-19, amerikanët injorojnë masat, shijojnë plazhin

25 Maj 2020 | 05:43

Edhe pse numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA pritet të kalojë 100.000, edhe amerikanët kanë nisur të bashkëjetojnë me virusin. Këtë fundjavë me qindra qytetarë i janë drejtuar plazhit, duke injoruar masat e distancës sociale edhe pse disa prej tyre mbanin maska.

Të 50 shtetet amerikane kanë nisur të lehtësojnë kufizimet, por në disa shtete si Illinois dhe New York, restorantet janë ende të mbyllura.

Javën e kaluar, 11 shtete raportuan një numër rekord të rasteve të reja me COVID-19, përfshirë Alabama, Arkansas, Minesota, Dakota e Veriut, New Hampshire, Maryland etj.  

Nuk është e qartë nëse rastet po rriten nga  testimet e gjera apo nga një valë e dytë e infeksioneve. Rastet totale me COVID-19 në SHBA ka arritur në shifrën 1.6 milion, më e larta në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026