COVID ka mbyllur çdo shërbim në Shangai, thotë shqiptari në Kinë
Kina po përballet me një situatë epidemiologjike të rënduar sa i takon rasteve të Covid-19, ku qyteti më i prekur është Shangai, që ndodhet në karantinë.
Rodrigez Marku, një shqiptar i cili jeton në Kinë, tha për emisionin “Sot” në “Euronews Albania” se në Shangai çdo gjë është e mbyllur për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Sipas tij, është shumë e rrezikshme që të futesh në qytet në situatën e tanishme.
“Çdo shërbim është i mbyllur në Shangai dhe është shumë e rrezikshme që në këtë moment të hysh në qytet. Ne do të rrimë larg Shangait, derisa të ketë një njoftim që Shangai është i hapur”, tha Marku.
Ai nënvizoi se për të hyrë në Shangai, duhen bërë dy teste. E para 24 orë para se të nisesh për në Shangai dhe e dyta në momentin që mbërrin në qytet.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet