Pasaportë shëndeti në ishujt e Italisë, siguri për hyrjen e turistëve

25 Maj 2020 | 06:40

Një pasaportë shëndeti që do të mundësojë hyrjen e të gjithë turistëve që rezultojnë negativë ndaj covid-19. 

Është kjo ideja që po mendohet seriozisht në Itali.

E ndërsa kufijtë nisin të hapen në 3 qershor Sardenja dhe Sicilia, dy ishujt më të mëdhenj në shtetin fqinj po përpiqen të marrin dritën jeshile nga qeveria për të vënë në jetë këtë plan.

Autoritetet po e anashkalojnë për momentin por edhe nëse aprovohet do të kishte ende shumë pengesa, disa prej të cilave duken të pakapërcyeshme për momentin, me kaq pak kohë në dispozicion.

Pengesa e parë është qasja në teste.

Shtupa nazofaringeale, i vetmi instrument i besueshëm për përcaktimin nëse rezulton pozitiv apo jo, realizohet vetëm përmes sistemit shëndetësor kombëtar për ata që kanë simptoma ose kanë patur kontakte me një person të prekur  .

Dhe së dyti testet sero-logjike vërtetojnë vetëm nëse antitrupat janë zhvilluar, jo nëse infeksioni vijon.

Për më tepër, shumica e këtyre testeve deri më tani kanë dëshmuar se nuk janë të besueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026