4 vende të BE-së njoftojnë planet kundër rritjes së çmimeve të energjisë

18 Prill 2022 | 20:21

Katër vende të Bashkimit Evropian kanë njoftuar marrjen e masave me vlerë 80 miliardë euro për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset nga rritja e çmimeve të energjisë, e nxitur edhe nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Kështu, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja po shkurtojnë taksat ose po financojnë uljen e çmimeve për karburantet, elektricitetin dhe gazin natyror.

Konkretisht, Franca po aplikon një reduktim prej 0.15 euro për litër për karburantet, masë kjo që do të zgjasë deri në fund të korrikut të ardhshëm.

Gjermania planifikon të shkurtojë për tre muaj çmimet e hidrokarbureve, me 0.3 euro për litër për naftën dhe 0.14 euro për dizelin.

Ndërsa Italia njoftoi në shkurt se do të shpenzonte rreth 6 miliardë euro për të ndihmuar barrën e faturave të energjisë.

Nga ana tjetër, në Spanjë, i ashtuquajturi “Plani i Krizës” me vlerë 16 miliardë euro do të nisë nga zbatimi në prill dhe do të zgjasë për të paktën tre muajt e ardhshëm.

Qeveria e kryeministrit Sançez do të subvencionojë çmimet e karburanteve me 0.2 euro për litër dhe do të ofrojë 450 milionë euro në ndihmë direkte për kompanitë e transportit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
22:35 | 04/06/2026

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026