Ukraina dorëzon përgjigjet e pyetësorit për anëtarësimin në Bashkimin Europian

18 Prill 2022 | 22:02

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski dorëzoi të hënën dokumentin me përgjigjet e pyetësorit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas tha ishte i nderuar që mori nga presidenti Zelenski përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian.

“Një tjetër hap në rrugën e Kievit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Maasikas përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ndau fotot ku Zelenski i dorëzonte dokumentin.

Komisioni Evropian do të shqyrtojë përgjigjet e dhëna në pyetësor dhe do të nxjerrë një opinion nëse Ukrainës duhet t’i jepet  statusi i vendit kandidat.

Më pas, do t’u mbetet liderëve të 27 shteteve anëtare që të miratojnë statusin e Ukrainës si vend kandidat përpara se të kalojë në fazën tjetër, në të cilën Kievit do t’i duhet të harmonizojë proceset e tij sociale, ligjore, administrative dhe financiare me atë të BE-së.

Ukraina nisi procedurat për të aplikuar për anëtarësimin në BE pas pushtimit nga Rusia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026