Putin: Rusia do të arrijë objektivat në Donbas
Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se Rusia do të arrijë objektivat e saj ushtarake në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.
Sipas tij, konkretizimi i këtyre objektivave do t’i lejojë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre normale, shkruan BBC.
Duke folur në një takim në Kremlin, Putin tha se Moska ishte detyruar të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për shkak të “tragjedisë” që po ndodhte në Donbas.
“E thashë që në fillim, qëllimi i këtij operacioni është të ndihmojmë njerëzit tanë që jetojnë në Donbas”, u shpreh ai.
Ofensiva e re ruse në lindje të Ukrainës po nxit aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar në mbrojtje.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ranë dakord të rrisin “izolimin ndërkombëtar të Moskës. Rusia, nga ana e saj, ka urdhëruar 31 diplomatë holandezë, belgë dhe austriakë të largohen nga vendi pasi Holanda, Belgjika dhe Austria njoftuan dëbimin e disa diplomatëve rusë.
LEXONI GJITHASHTU
Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me SHBA-në
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik