Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person

5 Qershor 2026 | 22:08

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Novoselë në autostradën Fier- Vlorë. Raportohet se një makinë ka goditur për vdekje një person.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Për shkak të goditjes së fortë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person endacak, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen. Gjithashtu mësohet se qarkullimi është bllokuar momentalisht për shkak të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka qenë prezent këtë të premte në Vlorë për të prezantuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2025....
12:12 | 10/07/2026

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se zjarrvënia nuk...
11:41 | 10/07/2026

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga hetimi i ndërmarrë lidhur me falsifikimin dhe tjetërsimin e pronat në ASHK Durrës. Me kërkesë të Prokurorisë Durrës...
11:34 | 10/07/2026