Australia vendos sanksione ndaj 2 vajzave të Putin
Qeveria australiane ka vendosur sanksione dhe ndalime udhëtimi për dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin dhe vajzës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Qeveria nuk ka përmendur emrat e vajzave të Putinit, por presidenti rus dihet se ka dy vajza, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova.
Javën e kaluar, u sanksionuan 144 senatorë rusë, të cilët i dhanë mbështetje Presidentit Putin duke miratuar njohjen si të pavarura të rajoneve separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore.
Ministrja e Jashtme, Marisa Payne shtoi se Australia do të vazhdojë të rrisë kostot ndaj Rusisë duke synuar ata që mbajnë përgjegjësi për “agresionin e pajustifikuar dhe të paprovokuar në Ukrainë”.
Rusia e quan pushtimin e saj një “operacion special ushtarak”.
LEXONI GJITHASHTU:
Egjipti dhe Katari u bëjnë thirrje SHBA-së dhe Iranit të ulin tensionet
Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme trondit tregjet globale, rritet ndjeshëm çmimi i naftës
- 17:07 Egjipti dhe Katari u bëjnë thirrje SHBA-së dhe Iranit të ulin tensionet
- 16:59 Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit
- 16:58 Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut
- 16:58 Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
- 16:51 Braktisja e fshatrave, plagë sociale, fshati Llëngë në Pogradec pa rrugë e pa shërbime
- 16:51 Vapa rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, mjekët apelojnë për kujdes: Shmangni ekspozimin në diell