Turma masive karkalecash pushtojnë qiejt e Indisë

26 Maj 2020 | 12:55

Qiejt e Indisë Veriore dhe Perëndimore janë pushtuar nga tufa të mëdha karkalecash, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha bujqësore.

Dukuria është vënë re kryesisht në shtetet e Uta Pradeshit, Madhya Pradesh dhe Raxhastanit.

Qyteti i Mandsaurit, në Indinë Qendrore, nisi të marrë masa kundër këtij insekti që është armiku më i keq i prodhimeve bujqësore.

Kur vijnë në tufa të mëdha, ato shkatërrojnë çdo lloj drithi e perimeje që gjejnë, teksa kërkojnë ushqim.

Po ashtu, gjallesat që ushqehen më pas me gjethet e ndotura nga karkalecat mund të pësojnë sëmundje të ndryshme.

Kjo nuk është një dukuri e re për Afrikën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

Por ndryshimet e klimës dhe moti i paqëndrueshëm mund të ketë krijuar kushtet ideale për shumimin e këtyre insekteve në nivele që nuk shihen prej 25 vitesh.

Nëse lejohen të shumohen pa u kontrolluar, karkalecat mund të dëmtojnë pemë dhe të mbjella në sipërfaqe tepër të mëdha toke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026