“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që protesta të mos përçahet. Sipas tij, duhet një organizim i protestës.
“Kanë ndodhur protesta të tilla për javë dhe muaj të tërë. Këtu shkëndija ishte dhuna. Edhe baruti mori. Çfarë mund të prodhojë kjo protestë? Deri tani është kërkesa: ndalo projektin. Edhe në një moment Rama detyrohet dhe thotë, si te armët kimike, se nuk do të bëhet. Ajo që e bën protestën të bukur është se nuk ka organizator. S’ka një grup, s’ka një kokë. Por do të duhet shumë shpejt që kjo protestë të prodhojë një agjendë dhe të shkruhet një listë. Rreziku është përçarja, sepse duan të ulen te vendi i shoferit. Në momentin që zihen për mikrofonin, atëherë do të zihen.” – tha Kikia.
Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 17:44 Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
- 17:44 Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)
- 17:41 Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në