“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

30 Maj 2026 | 21:32

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër të zgjedhjes së strukturave pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar.

Çipa tha se, sipas tij, nuk mjafton që Berisha të pranojë gabimet, por duhet të zhvillojë edhe demokracinë e brendshme.

“Se s’mund t’ia kërkosh këtë partive të reja. Ato, thua ti, demokracinë e kanë… Partia, në momentin kur vjen te përfaqësimi, te meritokracia, dhe aq më tepër ne po flasim për një parti që konservatorizmin kërkon ta ketë brendi dhe identitet të sajin politik si përmbajtje, jo vetëm si aparencë. Substancë të ndërgjegjes politike, dhe ne nuk e kemi më kohën për iluzione të reja. Sot Berisha tha: ‘Unë kam bërë gabime’, por a mjafton kjo?”, tha Çipa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, i ftuar këtë të hënë në Euronews Albanian në Now me Erla Mëhilli, ka folur rreth efektshmërisë së ligjit për...
22:29 | 13/07/2026

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026