Mbretëria e Bashkuar rihap ambasadën në Kiev javën e ardhshme

22 Prill 2022 | 13:54

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kiev do të rihapet javën e ardhshme, tha kryeministri Boris Johnson në një konferencë shtypi.

Johnson tha se “qëndrueshmëria dhe suksesi i jashtëzakonshëm” i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe popullit në rezistencën ndaj forcave ruse do të thotë se Mbretëria e Bashkuar është në gjendje të ndërmarrë këtë hap për të rihapur ambasadën.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët nuk e shikojnë pasivisht vazhdimin e sulmit të Rusisë dhe se do të dërgonte më shumë artileri për forcat ukrainase dhe konfirmoi se ambasada e qeverisë britanike do të rihapet në kryeqytetin ukrainas muajin e ardhshëm.

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë nuk do të shikojnë pasivisht vazhdimin e sulmit të Vladimir Putin ku do dërgojmë më shumë artileri”, tha ai.

Njoftimi i zotit Johnson vjen një ditë pasi Spanja tha se do të rihapë ambasadën e saj në Kiev.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026