Franca e Gjermania i shesin 270 milionë euro armatime Rusisë

23 Prill 2022 | 12:11

Franca dhe Gjermania i kanë shitur Rusisë pajisje ushtarake me vlerë 270 milionë euro, që me shumë mundësi po përdoren në pushtimin e Ukrainës.

Kjo do të ishte e pamundur nëse BE do të respektonte plotësisht embargon për shitjen e armëve për Rusinë pas aneksimit të Krimesë.

Muajin e kaluar, Franca, Gjermania dhe Italia kanë përdorur një hapësirë në sanksionet e vendosura kundër Moskës.

Ato janë 3 nga 10 vendet e BE-së që kanë eksportuar thuajse 350 milionë euro pajisje përfshirë raketa, armë dhe bomba.

Gazeta britanike ‘The Telegraph’ shkruan se 78% e totalit janë furnizime që vijnë nga firma franceze dhe gjermane.

BE ndaloi 8 vjet më parë transferimin dhe eksportimin e të gjithë armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake në Rusi.

Sidoqoftë, këto vende kanë shitur miliona euro pajisje te Rusia duke përdorur teknikalitete për lejimin e kontratave që ishin firmosur para datës 1 gusht 2014.

Vetëm Franca është përgjegjëse për 152 milionë euro shitje si pjesë e 76 licencave për eksport.

Në fillim të këtij muaji u zbulua se BE i ka dërguar Rusisë thuajse 1 miliard euro çdo ditë për energjinë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Sholz po përballet me kritike të forta se nuk po i dërgon armatime të rënda Ukrainës.

Sipas tij dërgimi i tankeve në Kiev është rrezik për përhapjen e luftës bërthamore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
22:35 | 04/06/2026

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026