Granit Xhaka me rolin e liderit te Arsenali

24 Prill 2022 | 14:22

Në klubin e Arsenalit ka pasur shumë ndryshime që prej ardhjes së trajnerit Mikel Arteta, por Granit Xhaka ka qenë konstant.

Në fillim të këtij muaji, Xhaka pranoi se ishte shumë pranë largimit pasi u përplas me tifozët, pas barazimit 2-2 me Kristal Palas në vitin 2019.

Por, ishte ardhja e Mikel Artetës që e bindi Xhakën që të qëndronte. Pas 2 vitesh Xhaka është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ka një rol prej lideri, shkruan Sky Sports.

“E dua në ekip sepse e meriton. Po të flisni me të dy minuta, do e kuptoni se sa shumë e do klubin”, tha trajneri Arteta për futbollistin.

Kundër Mançester Junajtid, Xhaka zhvilloi një ndeshje fantastike, teksa shënoi një nga tre golat që i mundësuan fitoren Arsenalit dhe e ngjit skuadrën në vendin e katërt.

Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola kundër Mançester Junajtid përtej zonës së 16-ave, përveç Granit Xhakës dhe Stivën Xherad, me nga tre gola.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026