Rama dhe Soreca inspektojnë sipërmarrjen e fruta-perimeve, 160 milionë euro kërkesa për investime nga Programi IPARD

27 Maj 2020 | 07:41

Programi IPARD në Shqipëri po ecën me ritme premtuese për sektorin e bujqësisë. Pas thirrjes së parë ku 123 sipërmarrje u mbështetën me 40 milionë euro investime, në thirrjen e dytë, aplikimet e të cilave po shqyrtohen, janë kërkuar 160 milionë euro.

Këto të dhëna u bënë me dije nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) Frida Kirfca gjatë një vizite që ajo zhvilloi së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca në një sipërmarrje fruta-perimesh në Lushnjë, e cila pasi përfitoi mbështetje nga IPARD ka rritur ndjeshëm eksportet në Evropë.

Ambasadori Soreca e konsideroi fushatën e promovimit të Programit IPARD si ndër më të suksesshmet e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ai premtoi për ta kthyer më të lehtë fazën e aplikimeve, ndërsa drejtoresha e AZHBR-së tha se po punohet që aplikantëve t’u lehtësohet barra ekonomike e procedurave.

Kirfca tha se përmes thirrjes së parë të programit IPARD janë mbështetur me rreth 40 milionë euro 123 sipërmarrje fermerësh në agropërpunim.

Ajo tha se ecuria është premtuese, edhe pse pranoi se krahasuar me rajonin vendi mbetet prapa në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Në thirrjen e dytë të hapur në fillim të këtij viti, drejtuesja e AZHBR-së tha se janë kërkuar rreth 160 milionë euro investime, të cilat nëse do të kenë të paktën 50 për qind saktësi dhe garanci në aplikime do të jenë një volum tejet i madh mbështetjesh.

Kryeministri Rama e konsideroi si një zhvillim tejet pozitiv faktin se ndryshe nga vitet e shkuara tashmë Shqipëria po ecën mirë me konkretizimin e planeve të investimit në bujqësi në mënyrë që të përthithen fonde.

Programi IPARD i Bashkimit Evropian mbështet me fonde zhvillimin e sektorit të bujqësisë duke marrë përsipër investime në logjistikë agrokulturore, logjistikën e agropërpunimit dhe diversifikimit të produkteve bujqësore.

 

Lexoni gjithashtu:

Ministri Çuçi shpjegon skemat mbështetëse të bujqësisë

Çuçi: 70% e fondeve të Skemës Kombëtare do të shkojnë për blegtorinë, aplikimet nisin brenda një muaji

Rriten eksportet bujqësore, buxheti 2020 jep më shumë fonde, mungojnë politikat bujqësore

Çuçi: Po mbështesim agro-përpunimin për të ulur dëmet në bujqësi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026