Efektiviteti i mbylljes së kufijve, Qendra evropiane për kontrollin e sëmundjeve: Ndikoi pak në parandalimin e virusit

27 Maj 2020 | 14:13

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thekson se, masa të tilla si testimi i udhëtarëve para nisjes ose kontrollimi i temperaturës gjatë mbërritjes janë gjithashtu kryesisht joefektive, megjithëse konfirmoi se udhëtimi lehtëson përhapjen e virusit. Në raport vlerësohet se mbylljet e kufijve kishin efekte shumë negative në ekonomi dhe ishin efektive vetëm në vonimin e  epidemisë në fillimin e saj dhe në rajone të izoluara.

“Provat e disponueshme nuk mbështesin rekomandimin e mbylljes së kufijve, të cilat do të shkaktojnë efekte dytësore të konsiderueshme dhe përçarje shoqërore dhe ekonomike në BE”, nënvizohet në raport.

Komisioni Evropian, rekomandoi në prill një lehtësim të kufizimeve të udhëtimit midis zonave me infeksion të ulët, duke inkurajuar disa qeveri të rihapin kufijtë në mënyrë selektive me vendet që konsiderojnë më të sigurta. Por raporti thekson që të dhënat epidemiologjike mund të mos jenë të besueshme pasi vendet evropiane nuk përdorin një qasje të përbashkët për testimin dhe raportimin e rasteve, duke e bërë të pamundur krahasimin e përhapjes së epidemisë.

Me tej nënvizohet se detyrimi i njerëzve ti nënshtrohen një testi përpara se të udhëtoni mund të ketë  vlerë të kufizuar pasi udhëtari mund të bëhet infektues pak para nisjes ose gjatë udhëtimit për shkak të periudhës së dy javëve të inkubacionit të virusit. Sa i përket temperaturave të shqyrtimit gjatë mbërritjes, udhëtarët mund të jenë tashmë infektuar por pa simptoma. Pyetësorët e mbushur nga udhëtarët për kushtet e tyre shëndetësore mund të ofrojnë informacion shtesë të dobishëm, por paraqesin rreziqe për mbrojtjen e të dhënave, , duke përsëritur që certifikatat e imunitetit të lëshuara pas testeve të antitrupave nuk ishin të besueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026