Bardh Spahia: Qeveria të vetmen masë ndaj COVID-19, ka izolimin
Ish-zv. ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia thotë se, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë efektive për të luftuar pandeminë e COVID-19 përveç izolimit. Duke iu referuar rastit më të fundit, ku janë infektuar 13 punonjës të shëndetësisë në QSUT, ish-deputeti demokrat në një intervistë për “Euronews Albania” shprehet se, kjo mund të parandalohej me testime të vazhdueshme për shtresat e rrezikuar.
“Personeli shëndetësor, sot e kësaj dite vijon të punojë në kushte aspak normale. Është një fakt që mund ta konstatojë kushdo, çdo qytetar. Duhen testime javore për punonjësit e rrezikuar, mjekët dhe policët. E vetmja masë e qeverisë shqiptare ka qenë izolimi edhe ky i filluar me vonesë dhe i zgjatur përtej çdo limiti, që po e vuajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Jemi në nivele qesharake testimesh”, u shpreh z. Spahia.
“Kemi ngrit zërin për testimin e vazhdueshëm për shtresat me rrezikshmëri të lartë, ku në vend të parë qëndrojnë punonjësit e sistemit shëndetësor, por jo vetëm. 25 rastet e djeshme nga të cilët 15 punonjës të një call center tregon se sa e rëndësishme ishte që në fillim të kësaj pandemie që të testoheshin ato shtresa me risk të lartë, ku përfshihen punonjësit e fasonerive dhe call center”, ka shtuar ish-zv. ministri.
Sipas tij, qeveria tenton të mbajë të kontrolluar çdo informacion për të prekurit me COVID-19, pasi realisht shton z. Spahia numri i personelit mjekësor të prekur nga coronavirusi është shumë i lartë. “Shifra është shumë herë më e madhe se sa deklaron Task-Forca. E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Spitalin e Shkodrës”, tha ai.
Në përfundim, ish-deputeti i PD-së tha se gjithashtu “nuk është marrë asnjë masë për shtrimin e krevateve me respirator, nuk është marrë asnjë masë për të mbrojt shtresat e rrezikuara apo mbylljen e fasonerive dhe call center dhe mbështetjen e tyre financiare” dhe se “të gjitha masat e qeverisë kanë qenë inekzistente përveç izolimit”.
Lexoni gjithashtu:
21 raste të reja me COVID-19, të gjitha në Tiranë. 13 të infektuar në QSUT
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)