Zelenski: Rusia kërkon destabilizim duke pushtuar rajonin separatist në Moldavi

27 Prill 2022 | 07:43

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes aktivitetit ushtarak në rajonin separatist të Moldavisë, Transnistria.

“Ky është vetëm një nga hapat e Federatës Ruse. Kjo po ndodh për të destabilizuar rajonin dhe për të kërcënuar Moldavinë”, tha Zelenski gjatë një konference për shtyp

Ditët e fundit, Ukraina ka akuzuar trupat ruse për gjuajtje me raketa dhe kryerjen e operacioneve ushtarake në Transnistria, shkruan CNN.

Kur u pyet për numrin e trupave ruse të pranishme në Transnistria, Zelenski tha se forcat e armatosura ukrainase janë të përgatitura dhe nuk kanë frikë për t’u përballur.

“Në lidhje me disa trupa ruse që janë vazhdimisht të pranishme në territorin e pushtuar përkohësisht, kjo ka qenë kështu për shumë e shumë vite. Ne e dimë se ata janë në gatishmëri, vetëm duke pritur për urdhrin”, u shpreh Zelenski.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026