Më shumë se 1,600 persona rezultojnë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

27 Prill 2022 | 10:03

Sot në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Më shumë se 1600 persona rezultojnë të zhdukur gjatë luftës me Serbinë.

Po sot në Kosovë shënohet përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Qeveria e Kosovës dhe shoqatat që përfaqësojnë të zhdukurit, kanë kërkuar Serbia të japë informacione mbi trupat e qytetarëve që janë zhdukur gjatë luftës.

Deri më sot, Serbia ka fshehur çdo informacion dhe ka mohuar krimet.

Në një mesazh publik, presidentja Vjosa Osmani shprehet se drejtësia do të vihet në vend, kur të zbardhet fati i 1600 qytetarëve dhe autorët e krimeve të dënohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz iu bashkuan këtë të premte liderëve evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, ndërsa...
15:46 | 05/06/2026

Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi sot në Tivat, para nisjes së Samitit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, se beson që Serbia do të shënojë...
15:41 | 05/06/2026

Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe...
15:35 | 05/06/2026