Komisioni Europian propozon heqjen e tarifave për importet nga Ukraina
Komisioni Evropian propozoi këtë të mërkurë një sërë masash të përkohshme liberalizuese të tregtisë, që do t’i mundësonin Ukrainës të ruajë pozicionin e saj tregtar me pjesën tjetër të botës dhe të thellojë më tej marrëdhëniet e saj tregtare me BE-në.
Propozimi i Komisionit do të heqë të gjitha tarifat, detyrimet e importit për produktet industriale, frutat dhe perimet, si dhe heqjen e kuotave për produktet bujqësore e të përpunuara bujqësore për një vit, shkruan CNN.
“Këto masa të përkohshme dhe të jashtëzakonshme do të kontribuojnë në mbështetjen dhe nxitjen e flukseve ekzistuese tregtare nga Ukraina në Bashkimin Europian” dhe do të shtojnë fleksibilitet e siguri për prodhuesit ukrainas”, deklaroi Komisioni në propozimin e tij.
Sipas KE-së, pushtimi rus ka pasur një ndikim të thellë negativ në aftësinë e Ukrainës për të bërë tregti me pjesën tjetër të botës.
Për të zbutur ndikimin ekonomik të agresionit, Komisioni shpjegoi se ishte e përshtatshme dhe e nevojshme për të përshpejtuar marrëdhëniet më të ngushta ekonomike midis BE-së e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit