Rama “çliron” masat shtrënguese, nga 1 qershori lejohet qarkullimi normalisht në të gjithë vendin

27 Maj 2020 | 19:50

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se kjo është java e fundit kur do të ndalohet kalimi përtej zonave të konsideruara si të kuqe.

Pavarësisht kësaj, Rama tha se përveç aktiviteteve sportive e kulturore, dasmat dhe funeralet, ku nuk lejohen të mblidhen shumë njerëz, të gjithë veprimtaritë e tjera do të veprojnë si më parë.

Ai foli edhe për transportin publik, por nuk dha asnjë datë konkrete se kur mund të rifillojë aktivitetin ky sektor i rëndësishëm. Shefi i mazhorancës më tej theksoi se, nga 1 qershori do të lejohet qarkullim i mjeteve në të gjithë vendin.

“Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, dasmave, funeralet ku ende s’do mund të mblidhen qindra njerëz bashkë, transporti publik që do rrijë i mbyllur edhe për pak dhe plazhet që do të ketë një masë sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur si më parë. Më 1 qershor do të hapim kopshtet dhe çerdhet, do hapin kufijtë tokësorë, do hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe natyrisht edhe plazhet do të jenë të hapura.

Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, e zonave të kuqe, dhe kjo fundjavë do të jetë e fundit me ndalim-kalim përtej çdo zone të kuqe. Detajet të premten kur të dalë urdhri zyrtar i autoriteteve shëndetësore, dhe ku unë me këtë faqe, do shpërndaj sa më shumë informacion mbi të”, tha Rama.

Lexoni gjithashtu:

Edi Rama bën daljen e fundit për COVID-19: Ia dolëm faqebardhë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026